Virusi i rrezikshëm që vështirëson haxhin

Rreth dy muaj para shkuarjes së miliona besimtarëve mysliman në vendet e shenjta Mekë dhe Medinë, për kryerjen e ritualit të haxhit, autoritetet e Arabisë Saudite paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së koronavirusit të rrezikshëm nga Lindja e Mesme.

I bëhet thirrje, sidomos grave shtatzëna, fëmijëve dhe personave me sëmundje kronike që të shtyjnë pelegrinazhin për vitin e ardhshëm, theksohet në deklaratën e Ministrisë Saudite të Shëndetësisë.

Rekomandohet vaksinimi kundër gripit dhe polimelitit (paralizës së fëmijëve). Autoritetet i bëjnë thirrje pjesëmarrësve të pelegrinazhit, që do të kryhet në tetor, që ti pastrojnë duart rregullisht me sapun dhe të përdorin faculeta gjatë kollitjes dhe teshtitjes.

Ngjashëm me sindromën e frymëmarrjes së rënduar, koronavirusi i Lindjes së Mesme shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe mund të shkaktojë pneumoni të rëndë.

Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) e vlerëson virusin si një kërcënim për tërë botën. Sipas të dhënave të fundit të OBSH në tërë botën janë regjistruar 45 raste vdekjeje të shkaktuara nga virusi, nga të cilët shumica janë në Arabinë Saudite.

Lajme të ngjashme

Back to top button