Aktivitet i bukur e vëllazëror shqiptar në Michigan të ShBA

Shkruan: Kristjan Gj.Dukaj

Aktivitetet kulturore, sportive dhe zbavitëse në mesin e bashkë vendasve tonë që jetojnë në mërgim janë mjaft të shpeshta, edhe krahas obligimeve të përditshme të njerëzve tonë që jetojnë ne SHBA, ku edhe ndodhet numri më i madh i mërgimtarëve tonë. Ata, në këtë mënyrë jo vetëm që njihen më afër mes veti por përforcojnë lidhjet e shumta të trashëguara nga vendlindja.

Njëkohësisht aktivitetet e këtilla kontribuojnë në masë të madhe në kultivimin dhe afirmimin e vlerave të përgjithshme kombëtare të trashëguara nëpër shekuj. Përveç aktiviteteve kulturo-zbavitëse, edhe aktivitetet sportive janë mjaft të shpeshta, siç është turneu në futboll, tashmë tradicional në Michigan të SHBA, i cili mbahet në kontinuitet prej vitit 2008. Falë entuziazmit të pa shoq të njerëzve tonë, nga trevat e Malësisë, përfaqësues nga  Hoti, Gruda, Trieshi dhe Koja, ata me vullnetin e tyre shoqërohen edhe në këtë mënyrë dhe, siç na njoftoi njëri nga organizatorët Lekë Dukaj, ky aktivitet është gjithnjë e më joshës për pjesëmarrësit në këtë eveniment sportiv.
lekedukaj2

Ngjashëm ishte edhe këtë vit në terrenin e Gjon Camaj, ku u mbajt turneu, më 07.09.2014,  dhe fitues ishin të gjithë pasi që gjithçka u realizua ashtu siç kishin parapare organizatorët. Fitues i këtij turneu ishte ekipi nga Trieshi i udhëhequr nga Lekë Dukaj, kurse vendi i dytë i takoi ekipit nga Hoti i udhëhequr nga Mark Gojçaj dhe Nikë Camaj.
lekedukaj33

Ekipi i Grudës ishte i  udhëhequr nga Tomë Lulgjuraj dhe Vidi Vulaj , dhe  ekipi i Kojës,  i  udhëhequr nga Mark Ulaj dhe Pashko Nucullaj, po ashtu ishin pjesëmarrës në këtë ngjarje të bukur sportive.

Ekipi i Leke Dukajt
Lekë Dukaj

leke dukaj1

“Ishte kjo një ditë e bukur, jo vetëm për pjesëmarrësit në këtë aktivitet sportiv,  por edhe për bashkëkombësit tonë të shumtë, të cilët kishin ardhur për të përkrahur këtë aktivitet i cili shërben si shembull i mirë për organizimin e aktiviteteve të ngjashme brenda komunitetit shqiptarë në botën e mërgimit. Aq më parë, pasi që në trevat tona në Malësi, aktivitetet e tilla janë mjaft të rralla. Por, vullneti dhe dashamirësia mes njerëzve tonë, e dëshmuar nëpër breza, është veçori e njohur dhe virtyt i shenjtë edhe në mesin e mërgimtarëve tonë, si parakusht kryesorë për organizimin e përmbajtjeve kulturore, sportive, shpirtërore, shkencore e kështu me rrallë. Ne, nga vendlindja i përgëzojmë të gjithë bashkë vendësit tonë që jetojnë në mërgim dhe urojmë të vazhdojnë me aktivitete të ngjashme vëllazërore” shprehet Lekë Dukaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button