Maqedonia deri vitin e ardhshëm duhet të kthejë një miliard euro

Duke pasur parasysh borxhet, Maqedonia për një vit duhet të kthen një miliardë euro. Për të kthyer borxhet, kjo qeveri do të vazhdojë të marrë hua, thotë ish guverneri Petar Goshev në një intervistë për emision ekonomik “Trend”.

“Këta persona të qeverisë nuk mund të shesin disiplinë dhe nuk mund të shesin përgjegjësi drejt qytetarëve si dhe parave publike që çdo ditë mblidhen nga ky popull i varfër. Për një vit duhet të paguhen një miliard euro dhe ato borxhe do të vazhdojnë të rriten. Ndryshimet kushtetuese për kufizimin e borxhit publik janë vetëm truqe të kësaj Qeverie e cila është më shpenzuesja në gjithë historinë e Maqedonisë, dhe nga ana tjetër dëshiron që të aktrojë disiplinë financiare”, tha Goshev.

Ish guverneri jep vlerësim edhe për ndryshimet kushtetuese lidhur me formimin e Zonave të lira financiare si dhe emërimin e Bankës Popullore.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button