Eli-G do të vazhdoj të na sjell hite

Çdo bashkpunim që ka bërë deri më sot është shndërruar në hit. Klipet e tij numërojnë miliona klikme në Youtube. Fjala është për këngëtarin nga Shqipëria, Eli-G, i cili në një intervistë për Portalb rrëfen fillimet e para të karrierës dhe projketet që ka ndërmend ti sjell publikut.

‘Sa si une dashuron’ në bashkëpunim me Marselin, ‘Bela’ në bashkëpunim me Ratin dhe 52oni, dhe e fundit ‘N ‘shpirt më ke vra’ në bashkpunim me Shpat Kasapin dhe Barabana Dinin janë disa nga hitet me të cilat njihet Eli-G.

Intervistoi: Zekirja Mexhiti

PORTALB: Eli –G, a mund të na i përshkruani fillimet e para të karrierës tënde?

Eli- G: Une kam filluar të merrem me muzikë qysh para 7 viteve, dhe në atë kohë ishte shumë e vështirë realisht për mua, sepse isha shumë i ri edhe po përballesha me një botë krejtsisht ndryshe duke njohur njerëz te rinjë nga të gjitha trojet. Por me publikun u pershtata mjaftë mirë, kam filluar karierën time solo dhe pas një periudhë kohore të shkurtër pas daljes për herë të parë në publik, kam marr pjesë në evente të ndyshme në Shqipëri duke u vlerësuar edhe me çmime. Kam marr pjesë edhe ne top fest dhe mund të them se aty ishte fillimi i suksesit tim.

PORTALB: Para disa muajve keni lansuar këngën “N ‘shpirt më ke vra” në bashkëpunim me Shpat Kasapin dhe Barbana Dinin. Sa je i kënaqur nga ky projekt?

Eli- G: Sigurisht që jam shumë i kënaqur sepse kenga që kur është pubulikuar menjëherë ka marrë një rëndësi tepër të madhe edhe ka fituar një audiencë tepër të lartë, është komentuar dhe është transmetuar pothuajse ne çdo TV dhe emisione muzikore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe mund të konsiderohet si një hit i kesaj vere. Në çdo makinë nëpër disco e clube është dëgjuar dhe vazhdon të dëgjohet, besoj se ishte një sukses i kësaj vere. Kjo dhe kenga para kesaj ‘Bela’, qe po arrin 3 milion klikime janë dëgjuar dhe janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku.

ELI-G22

PORTALB: A mund të na i tregosh projektet në të cilët je duke punuar, apo çfarë do na sjell së shpejti Eli – G?

Eli- G: Une vazhdimisht mendoj që të punoj projekte të reja, sepse brenda vitit 2013-2014 kam realizuar 3 këng, 3 bashkpunime edhe për fat të mirë të gjitha rezultojnë si hite dhe këng shumë të pëlqyera në Shqipëri edhe tani po mendoj për goditjen e radhës. Por besoj kesaj radhe do dal me diçka solo, por janë 3 kengë që janë në plan dhe një nga këto është bashkpunim me një nga kengetarët më të mirë të estradës, por nuk do të zbuloj se me kë do ju lë që te prsini…. (qesh)

PORTALB: Si do të veproni nëse dikush ju refuzon për ndonjë bashkëpunim?

Eli- G: – (Qesh) Unë realisht jam një tip që realizoj këngën ne studio e bëj në atë menyrë aq të mire saqë këngetari apo këngëtarja që e mendoj të bashkëpunoj jam i bindur se do e pranoj. Deri tani nuk e kam provuar këtë ndjesi , por nëse e provoj do të them sigurisht por mendoj se nëse një projekt është i mirë të siguroj që askush nuk e refuzoj, as unë e as dikush tjetër.

PORTALB: Si po shkojnë koncertet?

Eli- G: Koncertet kanë shkuar mjaftë mirë tani e mbyllem sezonin e verës, do fillojmë tani përsëri që besoj do jetë më i mirë, për arsyen që do vazhdojmë të levizim në disa vende të europës me koncerte në Greqi, Itali, Gjermani, Kosovë dhe Maqedoni por edhe në Shqipëri kam shumë koncerte por do e e filloj nga fundit i tetorit.

PORTALB: Sa jeni ndarë i kënaqur me përfitimet e koncerteve gjatë sezonit të verës?

Eli- G: Të them të drejtën më shumë kam shpenzuar këtë verë. E them këtë thjesht për mënyrën se tani ishte publikimi i këngës në “Shpirt me ke vra” dhe vërtet kam pas disa shpenzime mjaftë të mira, sepse një pjesë e publikut e dinë mirë sesa kushtojnë këngët dhe klipet, por për këtë verë realisht jam i kënaqur, kam pasur koncerte në disa qytete të ndyshme të Shqipërisë, në zona bregdetare por edhe turistike malore që janë organizuar evente mjaft të pasura, po shpresoj te eci kështu..

ELIG -G 1

PORTALB: Si e shihni ju tregun muzikor shqiptar?

Eli- G: Të them të drejtën, tregu muzikor tek në është bërë shumë i ngjeshur, janë bërë shumë këngë edhe çdo artist apo producent kërkon që projekti i tij të bëhet hit. Por dihet kjo gjë më të mirët do mbijetojnë ata që do punojnë fort pa pushime, sepse në Shqipëri nëse ndalon mund të kesh probleme për tu hyj prap dhe të bësh konkurencë. Mendoj se ktu te ne është problem, na mungojnë shumë të drejta për investimet tona, skemi asnjë siguri, duhet si e si të bëhet e të mbrohen të drejta e autorit.

PORTALB: Cili artisit ju pëlqen më së shumti dhe nga cili inspiroheni?

Më pëlqejnë artistët kuptohet pra që bëjnë këngë të mira. Më pëlqen Pitbull, Eminem, Rita Ora ngaqë është krenaria e popullit shqiptare, Beyonce dhe Lady Gaga (për çmendurit e saj).

Eli-G ft Barbana ft Shpat kasapi

PORTALB: A jeni në lidhje dashurie?

Eli- G:Po jam vërtet ndihem shumë mirë edhe mjaftë i kënaqur nga jeta për femrën që kam. Pjesa plotësuese e imja është ajo, ndihem shumë mirë.

PORTALB: Përpos muzikës, çfarë të pëlqen te bësh gjatë kohës së lirë?

Eli- G: Unë kam filluar të merrem pak me sport për të humbë ca kile edhe për të sjell trupin pak në formë. Para disa kohe kam drejtuar një emision në Radio, jam marrë me menaxhimin e clube-ve, pasi kam pasur edhe unë club timin. Dhe do merresha përsëri nëse do kisha një ofertë të mirë pse, më pëlqen të jem person i levizshëm, më pëlqen të bëj shumë gjëra. Një pjesë të kohës së lirë e kaloj me shoqëri dhe me familje.

PORTALB: Mesazhi juaj për të gjithë fansat e tu…

Eli- G: Mesazhi i pare një herë , është që i dua shumë mbeshtëtsit e mi. Mesazhi i dytë gjithmonë ju kam thënë nga une nuk do zhgënjeheni edhe besoj që kjo gjë ska ndhodhur, për ta do jem gjithmonë kudo dhe do mundohem të bëj shumë këng e hite qe atyre t’ju përcjell kënaqësi, adrenalin që të  kënaqen sa me shumë edhe ta gjejnë vendin sa me shumë brenda këngëve të mia. Faleminderit edhe juve PORTALB për intervistën dhe ishte një kënaqësi e madhe vertet t’ju përgjigjesha pyjetjve tuaja…

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Eli te duam je nder me te miret <3, kenga NE SHPIRT EM KE VRA ME PELQEN ME SE SHUMTI

Back to top button