fbpx

Qeveria urdhëron:  48 orë të ruhen institucionet shtetërore

Qeveria urdhëroi sot të gjitha organet shtetërore si ministritë, byrotë, fondet, ndërmarrjet publike, agjencitë dhe të gjitha zyrat që janë në pronësi të shtetit, në të cilat nuk punohet 24 orë, të lajmërohet më së paku një person i cili për 48 orë të jetë në institucion dhe të përcjellë gjendjen në këtë periudhë dhe të alarmojë nëse ndodhë që të rrezikohen  ato nga uji i shiut.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është informuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim si dhe nga Qendra për menaxhimin e krizës që ekipet e tyre të jenë gjithnjë të gatshme të intervenojnë, dhe se disa prej ekipeve të këtyre dy institucioneve tani më kanë dalë në teren dhe kanë ndërmarrë masa kundër ndikimit negativ të shiut. Qeveria e Republikës së Maqedonisë i sugjeron të gjitha njësitë e pushtetit lokal që të përgatisin ekipet e tyre kundër zjarrit dhe të organizojnë roje gjatë 72 orëve në vazhdim, dhe të jenë të gatshëm për intervenim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close