Edhe Nikon me kamerë për ‘selfie’

Fenomeni ‘selfie’ po përhapet në të gjithë botën, që nga ‘selfie’ i famshëm në Oscar, i cili theu rekordet nëpër rrjetet sociale.

Edhe kompania Nikon ka krijuar një aparat të ri fotografik posaçërisht për të pasionuarit pas ‘selfie’-ve. Kjo kamera quhet Nikon Coolpix S6900.
Kamera Coolpix S6900 ka një sërë veçorish që do të mbështesin ‘selfie’-t, që nga dizajni i kamerës, deri tek softueri që gjendet brenda saj. Kjo pajisje është e para që ka ekran të përshtatshëm LCD.

Ajo ka disa opsione për të hequr rrudhat e fytyrës ose për të zbardhur dhëmbët. Ju mund të lidhni gjithashtu kamerën me telefonin inteligjent dhe të shpërndani menjëherë fotot e bëra me cilësi të lartë duke përdorur Wi-Fi.

Nikon Coolpix S6900 ka një sensor CMOS 16 megapikselësh me procesorin Expeed C2, dhe lente me gjatësi 25-300mm në anën ballore, që mund të zmadhojnë fotot deri në 12 herë. Ka edhe një ekran 3 inç me rezolucion 460k-dot në anën e pasme, e cila mund të lëvizë në disa pozicione.

Kompania Nikon nuk ka e konfirmuar akoma çmimin e këtij aparati fotografik apo datën se kur do të dalë në treg.

Lajme të ngjashme

Back to top button