Për gjashtë vite 27 mijë nxënës më pak , varfëria fajtore, partitë akuzojnë njëra tjetrën

Rënia drastike e numrit të nxënësve shtatë vitet e fundit në Maqedoni tani më pranohet si një fenomen që është shkaktuar nga varfëria e cila ka ndikuar në largimin shumë qytetarëve nga vendi.
Nga 2007 deri në 2013, shtatë vitet e qeverisjes së Nikolla Gruevskit, numri i nxënësve në shkollat e të gjitha vendbanimeve të Maqedonisë ka rënë për 27 mijë nxënës! Ky është numri që ka dhënë Enti Shtetërorë për Statistikë i Maqedonisë.

Edhe pas shtatë vite të qeverisjes së VMRO-së, gjatë kësaj kohe nuk janë të mjaftueshme për të akuzuar LSDM-në, për politikat e saja të gabuara që kanë çuar në uljen e numrit të nxënësve në Maqedoni. Ndërkohë LSDM, akuzon Nikolla Gruevskin dhe partin e tij se varfëria që kanë sjell ata dhe mungesën e perspektivës në vend po merr haraçin.

Shumë shkolla në qytete dhe fshatra të Maqedonisë më fillimin e vitit shkollorë kanë mbetur të shprazura. LSDM thotë se qeveria mundohet të fsheh këtë fakt që bënë situatën të jetë alarmante.
Sipas të të dhënave të Entit Shtetërorë për Statistikë, ulje të numrit të nxënësve ka në të gjitha qytetet, por alarmante paraqitet gjendja në Strugë ku rënie shkon deri në 50 për qind.

Në shkollën e fshatit Sllatinë këtë vit shkollorë për herë të parë në bankat e shkollës janë ulur 40 nxënës. Ky numër është shumë i vogël krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve të fshatit dhe tendenca nga viti në vit shënon rënie të nxënësve.

Rënie ët madhe të numrit të nxënësve ka pasur edhe në shkollën e fshatit Jellovjan. Ky trend i rënies ka shkaktuar problem për vetë nxënësit të cilët tani duhet t’i ndjekin mësimet në paralele të përziera.

“Informacionet në teren flasin se qeveria në vend që të marrë masa serioze ajo mundohet që të mbulojë problemin më disperzimin e më pak nxënësve në të njëjtat paralele”, thotë Lubisha Nikoliq nga LSDM-ja.

Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, thotë se ulja e numrit të nxënësve nëpër shkolla ëhstë pasoj e politikës së gabuar të LSDM-së, gjatë 20 viteve.

“LSDM duhej të mendonte se kush ishte në qeveri. Gjeneratat të cilët tani mësojnë në shkolla kanë lindur në kohën kur kjo parti ishte në qeveri, ndërsa prindërit e tyre u ballafaquan me pasojat që sollën politikat e gabuara të LSDM-së”, thotë Dragan Donev.

Lajme të ngjashme

Back to top button