Habi në Berlin: Klitschko kërkon ndihmë për ndërtimin e murit në kufi me Rusinë!

Kërkesa e kryetarit të Kievit, Vitali Klitschko, i cili nga gjermanët ka kërkuar ndihmë financiare dhe informacion teknik që do të mundësonte ndërtimin e një muri përgjatë kufirit lindor të Ukrainës – për të parandaluar inkursionet ruse – ka shkaktuar një çudi të madhe në Berlin.

“Do të ishim të lumtur po të kishim ndihmë nga të gjithë miqtë e Ukrainës”, thotë ish boksieri, që një pjesë të jetës e ka kaluar në Gjermani.

Sipas tij, muri do të ndalonte furnizimin me armë të rebelëve prorusë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button