fbpx

Adelina Tahiri: E vërteta e rrahjes time në lokal

Mëngjesi i ditës së djeshme ka qenë shumë befasues për këngëtaren e njohur, Adelina Tahiri.

Me t’u zgjuar asaj i janë përhapur disa lajme për një incident të ndodhur një natë më parë në një lokal të Shkupit, ku flitej se ajo është rrahur së bashku me vëllain dhe djaloshin që shoqërohet nga një ish-i dashur i saj.

”Panorama plus” kontaktoi me këngëtaren, e cila e përgënjeshtron, duke thënë se në lokal ka qenë vëllai i saj dhe se personi për të cilin flitet se mund të nxisë konflikt, nuk ka qenë i dashuri i saj.

Na sqaro pak incidentin e ndodhur natën e së enjtes mbrëma.

Nuk e di nga po i  shpikin mediat, por unë atë natë nuk kam qenë e pranishme në lokalin ku është përfolur se ka ndodhur incidenti.

Ku ke qenë?

Unë kam qenë duke bërë përgatitjet e mia, sepse në momentin që po flasim (pra, është ditë e premte, kur po bëjmë intervistën) po bëhesha gati sepse udhëtoj për në Oslo, ku kam edhe disa koncerte.

Ka pasur përplasje fizike mes dikujt aty në lokal?

Është përfolur se jam rrahur, në fakt nuk është e vërtetë. Pasi, siç thashë, nuk kam qenë aty. Në atë lokal ka qenë vëllai im me dy shoqe të tij, të cilat ngjasojnë me mua. Personi i përfolur në këtë ”konflikt” do thosha ndoshta ka dashur të bëjë ndonjë incident, por nuk ia ka arritur qëllimit.

Njihesh ti me Arianin, është e vërtetë që ke pasur lidhje dashurie?

E njoh si gjithë të tjerët, por unë atë nuk e kam pasur ndonjëherë të dashur.

Po pse ka dashur të krijojë konflikt, mos është bërë xheloz?

Nuk e di nga nxirren këto shpifje, dua të zbuloj personin që merret kaq shumë me jetën time private.

Nga se vërtetohet që nuk ke qenë ti në atë mbrëmje, por shoqet e vëllait?

Unë jua vërtetoj shumë mirë me foto, së pari unë thonjtë nuk i kam si të asaj vajzës në foto dhe së dyti nuk vishem asnjëherë si vajza në foto. Po bëhet një keqpërdorim i fotove dhe, e treta, po ju nis një foto të momentit në të cilin shihet se jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lëndim ashtu siç shkruhej në disa portale.

E gjithë kjo thuhet se po bëhet për shkak të jetës sate private, na fol diçka më shumë mbi këtë gjë.

Ndihem shumë mirë, për jetën time private asnjëherë nuk kam folur dhe nuk do të flas. (Panorama)

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. pse e nderuar genjen nuk eshte ashtu ne cairqane te shkupit erdhen ne ora 2 e nates ati ishin adelina me te dashurin dhe vllau i saj ndersa nga bdi ishin shum djem funkcionar te bdi djali nazim bushit musa xhaferit e shum shum te forumit rinor

Back to top button
Close