Dialogu me Serbinë: Haradinaj me Vuçiqin, Kurti me Gjuriqin

Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës do ta drejtojë dialog politik, ndërsa një përfaqësues i Vetëvendosja do të jetë në ballë të dialogut teknik në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në mes të LAN dhe VV-së, Qeveria e Kosovës do të duhet të caktojë një përfaqësues nga VV i cili do të udhëhiqte dialogun me Serbinë.

Ky mund të jetë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Por ai do të mund ta drejtojë vetëm dialogun teknik, pasi atë politik do të duhet ta drejtojë kryeministri, në këtë rast, Ramush Haradinaj.

Kështu ka argumentuar analisti politik Fatmir Sheholli në një prononcim për të përditshmen beogradase “Blic”, transmeton lajmi.net.

Sheholli ka thënë se dialogun teknik të cilin tani e drejton Edita Tahiri, do të mund ta drejtonte dikush nga Vetëvendosje, por jo edhe atë politik, pasi përfaqësimi do të duhet të jetë i nivelit të barabartë.

Në këtë rast kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq do të duhej të kishte përballë profilin e njëjtë politik, e ai në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje të Bllokut dhe VV-së, është Ramush Haradinaj i AAK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button