Chelsea përsëri kryeson tabelën (VIDEO)

Chelsea po shkelë në Premierligë. Ekipi i Jose Mourinhos e ka mposhtur Swansea Cityn me rezultat të thellë 4:2 në Stemford Bridge. Hero i skuadrës londineze ishte Diego Costa, i cili realizoi het-trik.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me autogolin e John Terryt në minutën e 11-të. Por, një minut apa përfunduar pjesa e parë Diego Costa barazoi rezultatin në 1:1.

Kurse, në pjesën e dytë Chelsea ishte e pandalshme, derisa Diego Costa kompletoi het-trikun pasi realizoi edhe dy here, në minutën e 56-të dhe 67-të.

Në minutën e 72-të, Diego Costa ia liroi vendin Loic Remys për të cilin ishte ndeshja e parë në fanellën e Chelseas që prej transferimit nga QPR. Kurse, vetëm pas dhjetë minutave francezi realizoi për 4:1.

Ndërsa, katër minuta pa përfunduar takimi Swansea City e ka zvogëluar epërsinë në 4:2 me golin e Jonjo Shelvey. Pas kësaj fitore, Chelsea i prin e vetme renditje tabelore me 12 pikët të tubuara.

 

Rezultatet:

Arsenal 2 – 2 Manchester City

Chelsea 4 – 2 Swansea City

Crystal Palace 0 – 0 Burnley

Southampton 4 – 0 Newcastle United

Stoke City 0 – 1 Leicester City

Sunderland 2 – 2 Tottenham Hotspur

West Bromwich Albion 0 – 2 Everton

Lajme të ngjashme

Back to top button