Në Bundesligë fitojnë favoritët
Bayern Munich ka shënuar fitore në ndeshjen ndaj Stuttgartin me rezultat 1:0, e zhvilluar në kuadër të xhiros së tret të Bundesligës.
Mario Gotze, në minutën e 27-të, e ka kaluar në epërsi Bayernin prej 1:0, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Kurse, në minutën e 68-të në lojë është inkuadruar Franck Riery, i cili ishte i lënduar që nga muaji maj. Francezi, i cili hyri në lojë në vend të Mario Gotzes, shtoi epërsinë e Bayernin në 2:0 në minutën 85-të.
Ndërsa, në këtë takim Xherdan Shaqiri nuk është aktivizuar asnjë minutë.
Pas kësaj fitore Bayern Munich është ngjitur në kuotën e shtatë pikëve, sa ka lideri i tabelës Bayer Leverkusen.
Kurse, Borussia Dortmund e ka mposhturFreiburgun me rezultat të thellë 3:0. Golat për ekipin e Jurgen Kloppit i kanë realizuar: Adrian Ramos (34), Shinji Kagawa (41) dhe Pierre-Emerick Aubameyan (78).
Kurse, golin e vetëm për mysafirët e ka realizuar Oliver Sorg në minutën e fundit të ndeshjes. Pas kësaj fitore, Borussia Dortmund është ngjitur në kuotën e gjashtë pikëve.
Rezultatet:
Bayern Munich 2 – 0 VfB Stuttgart
Borussia Dortmund 3 – 1 Freiburg
Hertha Berlin 1 – 3 Mainz 05
Hoffenheim 1 – 1 Wolfsburg
Paderborn 0 – 0 FC Cologne