Derbi anglez, përfundon në paqë

Arsenal dhe Manchester City kanë luajtur baras 2:2, në ndeshjen e xhiros së katërtë të Premierligës, e cila u zhvillua në Emirates.

Në pjesën e parëm Arsenali pati iniciativën, por nuk arriti të realizoj gol. Kurse, Manchester City në rastin e parë kaloi në epërsi 0:1 me golin e Sergio Agueros në minutën e 28-të.

Kurse, në pjesën e dytë skuadra e Arsen Wengerit ishte më efikase. Jack Wilshere, në minutën e 64-të, barazoi rezultat në 1:1, derisa dhjetë minuta më vonë Alexis Sanchez me një super gol kaloi Arsenalin në epërsi 2:1.

Por, shtatë minuta pa përfunduar takimi, Martin Demichelis e shpëtoi Cityn nga humbja pasi barazoi rezultatin 2:2 me kokë. Në kohën shtesë City ka pasur rast të kaloi në epërsi, por goditjen e Edin Dzekos e ndali shtylla pingule.

Me këtë barazim, Manchester City është ngjitur në kuotën e shtatë pikë, një më shumë sesa Arsenali.

Lajme të ngjashme

Back to top button