Doçi: Do të ketë gjoba për qytetarët që ndotin hapësirat publike

Drejtori i Higjienës Komunale Rakip Doçi, tha se do të ketë gjoba për qytetarët e papërgjegjshëm të cilët ndotin hapësirat publike.

‘Për ta arritur qëllimit na duhet një bashkëpunim maksimal edhe nga qytetarët, na duhet angazhim edhe i inspektorëve qoftë komunal apo të qytetit që do ti sanksionon qytetarët e pakujdesshëm’, deklaroi Rakip Doçi, drejtor i Higjienës Komunale.

Ndërkaq kryetari I Komunës së Çairit Izet Mexhiti kërkoi nga qytetarët të jenë më të vetëdijshëm për ruajtjen e pastërtisë.

Ai deklaroi se vlerëson angazhimin e nismës ‘Duam Çair të pastër’ e cila vazhdimisht kritikon komunën dhe qytetarët për ndotjen e Çairit.

‘Vlerësimet, kritikat, nuk i marrim si qëllim këqija por si një motiv për tu përmirësuar. Në këtë drejtim është kjo iniciativë sot edhe ato që do të ndërmerren në të ardhmen. Është një motivim për ne. Unë publikisht i falënderoj dhe i thërras që edhe në të ardhmen të bashkëpunojmë në këtë mënyrë. Ta ndihmojnë komunën në këtë mënyrë. Mendoj se me forca të përbashkëta do të kemi një Çair më të pastër’, tha Izet Mexhiti,Kryetar i Komunës Çair.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button