Dy qytetarë të Shkupit sulmohen nga persona të maskuar në një autobus

Në lagjen Çento të Shkupit rreth orës 01.00 pas mesnate në një autobus të NPQ me numër 65, disa persona të panjohur me maska në kokë, prej të cilëve disa kanë pasur shufra në dorë i kanë sulmuar F.G. (21) dhe S.R. (25) të dy nga Shkupi.

Pasi e kanë kryer sulmin personat, drejtuesi i automjetit e ka ndaluar autobusin dhe i ka hapur dyert, me ç’rast të dëmtuarit me vrap kanë zbritur.

MPB kumtoi se po ndërmerren masa për pastrimin e sulmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button