Dorëhiqet kryetari i forumit rinor BDI Prespë, akuza për nepotizëm!

Kryetari i forumit rionor të BDI-së në qytetin e Prespë, Blerim Besimi, përmes një deklarate në portalin Drini.mk ka bërë publike dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, duke shprehur zhgënjimin e tij lidhur me zhvillimet në degën e BDI-së në Prespë.

Besimi thotë se ka shumë arsye që ai ka vendosur të dorëhiqet, por ai thekson se nepotizmi që ka kapluar sidomos degën e kësaj partie në këtë qytet, ka tejkaluar të gjitha masat.

Jap dorëheqje i zhgënjyer plotësisht nga realiteti. BDI-ja po e çon në rrugë të gabuar rininë e Prespës. Shtrohet pyetja, a punohet vallë për ruajtjen e rinisë shqiptare dhe qëndrimin e saj në trojet shekullore apo për largimin e saj ?! A ka ndonjë kriter në punësime apo gjithça bëhet në baza familjare? Nepotizmi po merr hov dhe rinia shqiptare e Prespës në nevojë, po largohet nga vendlindja. Unë dua të shpreh respektin tim për kryetarin partisë z.Ahmeti dhe kryetarin e degës së prespës, z.Osmani, ndërsa pasuesit tim i uroj punë të mbarë dhe suksese. Në deklaratën time dua të citoj një shprehje të z.Lisen Bashkurti i cili thotë “Mos lejo të bëhesh kurrë si  uji i turbullt i mbeturinave të fabrikës që derdhet në një lum të pastër si loti., tha për Drini.mk kryetari i FR të BDI-së në Prespë.

Përndryshe, Blerim Besimi i cili këtë detyrë e ushtron që nga muaji nëntor i vititi 2013, ka diplomuar në Fakultetin e Administrim biznesit pranë UEJL, ku gjithashtu ka marrë titullin Master për diplomaci.

Lajme të ngjashme

Back to top button