Filloi paraqitja e taksistëve për kurs pa pagesë të gjuhës angleze

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) shpallin konkurs publik për paraqitje të taksistëve të punësuar në persona juridik të licencuar për veprimtari të taksive nga komunat në Republikën e Maqedonisë për vizitimin e trajnimit për mësimin e gjuhës angleze.

Trajnimi i cili përmban 80 orë, përkatësisht 40 bllok orë do ta kryejnë profesorë të gjuhës angleze, ndërsa shpenzimet do të sigurohen nga buxheti i komunave.

Çertifkata për njohjen nivelit themelor A1 të gjuhës angleze për taksistët është e detyrueshme prej 1 janarit të vitit 2017.

Për të gjithë ata të cilët nuk do ta kenë çertifikatën, do të ekzistojnë sanksione të caktuara ligjore.

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkursin publik kanë të gjithë taksistët e punësuar në persona juridik të licencuar për veprimtari taksie nga komunat në Republikën e Maqedonisë, ndërkaq të mos jenë më të vjetër se 62 vjeç. Ky konkurs nuk ka të bëjë me taksistët e punësuar në persona juridik. të licencuar të kryejnë shërbime taksie në qytetin e Shkupit.

Paraqitja bëhet në mënyrë elektronike në faqet e internetit të Ministrisë së transportit dhe Lidhjeve dhe të BNJVL-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button