Davutoglu: Regjimi sirian, kërcënimi më i madh për stabilitetin

Mënyra e vetme për të tejkaluar krizën siriane është krijimi i një sistemi politik që siguron pjesëmarrjen e barabartë të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie apo feje. Këto deklarata i bëri kryeministri turk Ahmet Davutoglu.

“Sa herë që një grup i pakicës përpiqet ta sundoj shumicën, dhe shtypë njerëzit e grupeve të tjera etnike, ata që ndihen të lënë jashtë i futen radikalizmit – ashtu si rasti në Siri,” tha Davutoglu në një intervistë të premten.

Ai tha se radikalizmi është kërcënimi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin në rajon – një kërcënim i cili mund të hiqet vetëm nëpërmjet një nisme të re dhe të moderuar politike, që është e lirë nga elementet nacionaliste, sektare dhe etnike.

“Regjimi sirian – i cili përfaqëson vetëm 12 përqind të të gjithë popullsisë – nuk mundet më të sundoj apo qeverisë as ushtrinë e as inteligjencën,” tha Davutoglu gjatë një interviste.

Edhe pse sunitët përbëjnë rreth tre të katërtat e popullsisë siriane, qeveria e regjimit të Bashar al-Assad është kryesisht Alevite, një sekt shiit. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button