Rivendoset tabela në shkollën ‘Hasan Prishtina’ (FOTO)

Tabela e shkollës fillore Hasan Prishtina në Çair apo ish shkolla “Cvetan Dimov” nuk është hequr por është larguar përkohësisht pasi është dëmtuar nga disa fëmijë të cilët kanë luajtur futboll, informoi kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti.

Tabelat janë rivendosur sërish nga autoritetet e Komunës.

“Nuk bëhet fjalë për heqje të tabelës. Ajo ka pësuar një dëmtim derisa disa fëmijë kanë qenë duke lozur, deklaroi Mexhiti, derisa sot para shkollës së mesme “Cvetan Dimov” bashkë me drejtorin e NP “Higjiena komunale” Rakip Doçi dhe drejtorin e NP”Parqet dhe gjelbërimet” Dushan Aviroviç organizuan Aksion për pastrimin gjeneral të Komunës së Çairit.

shkolla Hasan Prishtina

Lajme të ngjashme

Back to top button