MPB ka konfiskuar 1 mijë metra drunj në aksionin ‘Mali’

Në aksion “Mali” që filloi në qershor të këtij viti , MPB deri më tani ka konfiskuar mbi 1.000 metra kub drurë për ngrohje, janë kryer kontrolle në 245 depo legale për drunj, ndërsa për shkak të parregullsive të konstatuara, 49 depo janë mbyllur.

Nga MPB informojnë se është kryer kontroll edhe ndaj 31 personave juridik, të licencuar për dhënien e miratimeve për prerje të malit privat, me ç ‘rast tek 21 subjekte janë konstatuar parregullsi gjatë punës.

Për mosrespektim të ligjit janë parashtruar disa paraqitje kundërvajtëse dhe penale kundër personave juridik dhe fizik.

Aksionin e kryen MPB në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror për pylltari, Inspektoratin shtetëror të punës dhe Drejtorinë për të ardhura publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button