Sërish thirrje publike për IPARD

Muajin e ardhshëm do të publikohet thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Programit IPARD për periudhën 2007-2013, paralajmëroi Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural.

Mjetet financiare dedikohen për masat 101 – Investime të ekonomive bujqësore me qëllim të ristrukturimit dhe mbindërtimit të tyre për arritjen e standardeve të BE-së, 103 – Investime për përpunimin dhe marketingun e prodhimeve bujqësore dhe të peshqve me ristrukturimin për arritjen e standardeve të BE-së dhe 302 – Diversifikacion dhe zhvillim të aktiviteteve ekonomike rurale.

Sipas Agjencisë, thirrja do të thotë vëllim më i madh i shfrytëzuesve potencial, mundësi për furnizimin e mekanizimit të ndryshëm bujqësor, duke përfshirë edhe traktorë, si dhe limite të rritura financiare për përdoruesit e fundit të mbështetjes financiare.

Thirrja do të zgjasë të paktën 45 ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore. Dokumentet e nevojshme për përgatitjen dhe për dorëzimin e kërkesave, përfshirë edhe udhëzimet për përdoruesit e mjeteve IPARD, do të azhurnohen dhe publikohen në ueb faqen e Agjencisë për periudhën deri në publikimin e Thirrjes publike. Më shumë informacione në lidhje me tipet e investimeve, kriteret për marrjen e mbështetjes financiare, lartësinë e mbështetjes në masa, të interesuarit mund t’i marrin në Agjenci, Trupin për menaxhim me IPARD në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për nxitjen e zhvillimit në bujqësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button