”Timi Inxhinerig” bëri atë që nuk e bëri shteti (FOTO)

Në prezencën e qytetarëve të shumtë dhe personaliteteteve nga jeta publike dhe sportive,  të shtunën mbrëma në qytetin e Strugës, në mënyrë solemne u përurua ‘’Qendra Rekreative Spotive Timi’’, një nga më modernet e ndërtuar së fundi në Maqedoni, falë një investimi prej 1.3 milon euro të kompanisë ”Timi Inxhinerig” nga Struga .

Shiritin e përurimit të këtij investimi nga më të rëndësishmit në fushën e sportit në Strugë, në këto vite, përveç nga  familja Kaba, në cilësinë e investitorit u pre edhe nga Ministri i Pushtetit Lokal, Tahir Hani ,si dhe nga kryetari i degës së BDI-së, Ramiz Merko .

Ndërkohë , pavarësisht që kryetarit të Komunës së Strugës, Ziadin Sela i ishte dërguar ftesa ai nuk ishte i pranishëm në këtë aktivitet theksuan nga ”Timi Inxhinerig”. Kjo Qendër plotëson të gjitha kriteret bashkëkohore, duke filluar nga salla e mbuluar me dysheme parketi ,tribuna të mirë konceptuara për spekatorët , Kafe-bar si dhe ambiente të tjera, të domosdoshme që do të ofrojnë një komoditet absolut, për të gjithë ata që do ta frekuentojnë këtë kompleks-sportiv.

Ndërtimi i Sallës sportive filloi në dekadën e fundit të  shekullit të kaluar nga shteti, por deri para dy vitesh ai investim fillestar ishte në degradim të sipër dhe asesi të finalizohej. Ndërkohë, vetëm pas një marrëveshje koncesionare ndërmjet Komunës së Strugës  dhe ‘’Timi Inxhinering’’ gjërat filluan të lëvizin dhe që  nga mbrëmë qyteti i Strugës  pas një pune intensive dy vjeçare ndërtimore nga kjo kompani,    bëhet me një qendër sportive nga më modernet në Maqedoni.  (Strugalajm.com)

Lajme të ngjashme

Back to top button