fbpx

Gënjeshtrat që burrat u thonë femrave

Gënjeshtrat nganjëherë janë të nevojshme, vetëm për të ngacmuar partneren dhe për të gjallëruar pak lidhjen.

Por ka ndryshime thelbësore ndërmjet gënjeshtrave që thonë meshkujt dhe gënjeshtrat që thonë femrat. Zakonisht femrat kanë prirjen të gënjejnë vetëm për të bërë personin tjetër të ndihet mirë: Gatimi yt është shumë i shijshëm, më pëlqen shumë (Kur ajo nuk e pëlqen aspak atë).

Ndërsa në brendësinë e gënjeshtrave të meshkujve fshihet egoja mashkullore. Meshkujt gënjejnë për t’u ndier më superiorë, për të fshehur gjëra, për t’u bërë edhe më shumë interesantë. Prandaj, edhe femrat duhet të dinë tipin e gënjeshtrave që bëjnë partnerët e tyre, në mënyrë që të dinë se kur duhet të bëjnë reagimin ndaj partnerëve, dhe kur duhet ta pranojnë gënjeshtrën e tyre.

U diplomova si nxënësi më i mirë i klasës

Ky është rasti klasik i gënjeshtrës ku meshkujt dëshirojnë të dalin në rastin superior për të befasuar femrat. Nëse gënjeshtra vazhdon deri në martesë, atëherë do të zbulohet së shpejti. Meshkujt e kanë të vështirë të pranojnë dështimin e tyre, prandaj dhe femra duhet të kuptojë se sa e rëndësishme është kjo për partnerin e saj. Një mashkull, i cili nuk është i aftë të pranojë mossukseset e tij, më vonë do të fajësojë partneren për mosfunksionimin e lidhjes së tyre.

Më pëlqen ambienti yt

Gënjeshtra e duhur për të bërë partneren tuaj që të bjerë në dashuri.

Komplimenti

Ti je kuzhiniere më e mirë se mamaja ime, një kompliment të cilin çdo femër e adhuron. Ndërsa gënjeshtrat me ego mashkullore sinjalizojnë probleme të rënda në një marrëdhënie, të cilat shumë shpejt mund të shkaktojnë ndarjen në çift. Nëse një mashkull thotë që “e vlerësoj punën që bën partnerja ime, por nuk më duket dhe aq domethënëse”, atëherë kjo do të thotë që ai është i pakënaqur nga diçka, kujdesi familjar, ndaj fëmijëve ose partnerit.

Shpirt, je më e mira

Gënjeshtra që funksionon më së miri ka të bëjë me marrëdhënien seksuale. Ndoshta sepse kjo është pjesa më e ndjeshme tek femrat. Në fakt, në këto momente meshkujt kanë më shumë prirje të gënjejnë. Fakti kryesor që e bën një mashkull të ndërmarrë vendime serioze në një marrëdhënie është bukuria dhe seksualiteti. Dhe nëse një mashkull ka probleme ose ndrydhet në marrëdhënie, femra duhet ta bëjë atë të shprehet. “Nuk mund të të marr në telefon, sepse nuk e di ku do të jem”. Këto janë gënjeshtra të hidhura, të cilat tregojnë që një marrëdhënieje i ka ardhur fundi, dashuria është venitur.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close