Kërcënonin familjen shqiptare, burg për anëtarët e Agimit të Artë

2 muaj burg, është dënimi që ka dhënë Gjykata e Selanikut për dy shtetas grekë të cilët akuzohen se kanë kërcënuar një familje shqiptare.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në nëntor të vitit 2012 kur një burrë dhe një grua greke, anëtarë të partisë neonaziste, Agimi i Artë, kanë kërcënuar familjen shqiptare, transmeton Shekulli.

Ankesa në polici është bërë nga vetë familja shqiptare, sipas së cilës dy shtetasit grekë e kishin kërcënuar gruan shqiptare se do t’i digjnin shtëpinë nëse nuk largoheshin, së bashku me burrin dhe dy fëmijët e mitur nga Greqia.

Të njëjtat kërcënime janë përsëritur disa ditë më vonë, ku dy të akuzuarit, kanë kërcënuar në telefon kryefamiljarin shqiptar. Për këtë policia ka arrestuar menjëherë dy shtetasit grekë, ndërkohë që gjykata i ka dënuar ata me 2 muaj burg./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button