Kërçovë, keqpërdorin seksualisht kushërirën me pengesa mentale

Policia ka ngritur kallëzime penale kundër një 58-vjeçari nga Kërçova dhe një 49-vjeçari nga Makedonski Brod, për veprën penale “përdhunim të personit të pafuqishëm”.

I kallëzuari i parë, raportohet të jetë kushëriri i viktimës, 35 vjeçares S.Gj, e cila është në gjendje të rëndë mentale dhe psikike, ndërsa personi i tjetër është fqinji i saj.

Që të dy kanë kërcënuar viktimën se do ta dëbonin nga shtëpia, nëse nuk i kënaqte seksualisht ata. Dy të kallëzuarit janë paraqitur para gjykatësit hetues, i cili u ka caktuar atyre masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button