Dita botërore e ndihmës së parë

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit në bashkëpunim m MPB-në dhe SPB Shkup, sot në katër lokacione në Shkup do të kyçet në fushatë globale dhe shënim të Ditës botërore të Ndihmës së parë nën moton “Gjeje heroin në vete” dhe me disa aktivitete do të përpiqet t’i vetëdijësojë qytetarët për rëndësinë e Ndihmës së parë.

Ekipe të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit prej orës 11:00 deri në orën 13:00 vozitësve të rastit të cilët do të ndalohen nga policia, do t’u parashtrojnë pyetje nga sfera e Ndihmës së Parë. Nëse vozitësit e dinë kërkesën e parashtruar, do të marrin material plotësues mjekësor për në automjet.

Pikat do të locohen afër Portës Maqedonia, QT Biser, hyrjes afër Universitetit “SHën Cirili Metoi” dhe Manapo-përballë Siti Moll.

Aktiviteti do ë realizoht në bashkëpunim me SPB Shkup, ekipete Ndihmës së parë dhe shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit, si dhe anëtarë të Ekipit për përgjigje gjatë katastrofave pranë Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button