Armëpushimi në Ukrainë s’mjafton

Armëpushimi ndërmjet trupave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë nuk është i mjaftueshëm për të garantuar paqe afatgjate, ka thënë presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

“Situata në Ukrainë vazhdon të jetë e ndjeshme. Armëpushimi sigurisht se është hap pozitiv dhe duhet të respektohet. Megjithatë, ai nuk garanton paqe afatgjate”, ka thënë Barroso në Kiev, në konferencën e përbashkët për gazetarë me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Barroso ka shtuar se zgjidhja politike e krizës në Ukrainë duhet të bazohet në sovranitetin e Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Back to top button