Rezervuari modern i ujit, zgjidhje afatgjate për banorët e Bogovicës

Më në fund pas një periudhe 20 vjeçare, problemi me ujin e pijshëm në fshatin Bogovicë ka gjetur zgjidhje.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela i shoqëruar nga Drejtori i  NPK ” Proaqva” , Verim Kaba, Drejtori i NPK ” Komunalja” , Garip Kaba, përfaqësues të administratës komunale, u prit nga banorët e fshatit Bogovicë me ç ‘rast përuruan përfundimin e punimeve të një rezervuari modern me një kapacitet maksimal prej 108 m3.

Projekti i iniciuar dhe mbështetur nga Komuna e Strugës ofron zgjidhje afatgjate për çështjen e ujit të pijshëm në këtë fshat.

Lajme të ngjashme

Back to top button