Edhe serbët finalist të botërorit në basketboll

Kampionati Botëror që është duke u mbajtur në Spanjë i ka mësuar tani dy finalistët. SHBA-ja e yjeve të NBA do të ndeshet në finale me Serbinë. Serbija e ka eliminuar sot Francën në gjysëmfinale duke e mposhtur me rezultat 90-85.

Serbia ishte në epërsi gjatë gjithë kohës, por në fund të ndeshjes Franca u këndell duke afruar epërsinë deri në 3 pikë epërsi. Nicolas Batum ishte i pandalshëm në këtë çerek, por megjithatë Serbia arriti të mbahej për të siguruar finalen.

SHBA mbetet favoriti kryesor për finalen e madhe dhe nuk pritet që të kenë shumë probleme në finale ndaj përfqësueses fqinje

Lajme të ngjashme

Back to top button