Vetëvendosje thotë se më shumë shqetësohet për vendin se për anëtarët e dorëhequr

Në lëvizjen “Vetëvendosje” nuk mendojnë që mund t’ia tkurrë subjektin koalicioni me bllokun LDK-AAK-Nisma. Përkundrazi.
Pasi që prejse është nënshkruar koalicioni me subjektet e tjera opozitare, katër anëtarë të lëvizjes “Vetëvendosje” e kanë braktisur subjektin.

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka thënë të premtën se ky subjekt në plan të parë e ka shqetësimin për rreziqet që i kanosen shoqërisë dhe vendit.

“Ajo për të cilën kemi menduar dhe vepruar për këta 9 vjet veprimtari politike në Kosovë është që të këmbëngulim në mënjanimin e rreziqeve për shoqërinë dhe vendin tonë. Këtë e kemi bërë me gjithë dijen, vullnetin dhe potencialin tonë njerëzor e politik. Gati të gjitha veprimet tona politike kanë qenë, siç dhe e dini, me rreziqe e sfida. Deri më tash kjo ka rezultuar në zgjerim të Lëvizjes sonë”, ka thënë Ymeri. / Koha Ditore

Lajme të ngjashme

Back to top button