Rama takon sipërmarrësit në Shangai: Prezantuam modelin tonë të ri ekonomik

Kryeministri i vendit, Edi Rama vijon turin e tij zyrtar në Kinë, ku ishte i pranishëm dhe në forumin ekonomik të biznesit. Me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Rama ka publikuar disa nga detajet rreth takimit të tij në Shangai me sipërmarrës kinez.

Sipas Ramës, në takimet që ka zhvilluar, është prezantuar modeli i ri ekonomik i Shqipërisë.

“Në Shangai me sipërmarrje të mëdha kineze për të prezantuar Shqipërinë që po rilind, modelin tonë të ri ekonomik, qeverisjen partnere të biznesit dhe për t’u njohur me interesat, prioritetet si edhe kërkesat e tyre.”-citohet në mesazh, i cili është shoqëruar dhe me disa foto nga vizita e kryeministrit në Shangai./BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button