Javë e nxehtë politike në Greqi, protesta masive

Një javë e nxehtë politike nis në Greqi, pasi nëpunësit e administratës civile dhe asaj lokale protestojnë ndaj masave të pushimit nga puna që ka shpallur qeveria e kryeministrit Samaras. 

Për tre ditë rresht, gjithë bashkitë e vendit do të jenë të mbyllura, ndërsa të martën grevë 24-orëshe kanë shpallur mjekët dhe infermierët e spitaleve publike. 

Rrugët pritet të mbushen përsëri me plehra nga greva e punonjësve komunale, ndëërsa Athina zyrtare sheh me shqetesim dorëheqjet e disa kryebashkiakeve që kundërshtojne shkurtimet e vendeve të punës në administraten lokale, transmeton TCH. 

Greves së nepunësve civile do i bashkohen të martën edhe sindikatat e nëpunësve të
sektorit privat dhe atij shteteror, që në një deklaratë të përbashkë theksojne se ndëhyrjet e reja tëqeverisë në të drejtat e punonjësve, pushimet nga puna kur papunësia po merr përmasa tragjike, taksat e reja, mbylljet e bizneseve dhe shume vendime qeveritare kanë shkelur kufijtë e demokracisë dhe nuk mund të mbeten pa përgjigje. 

Sipas sondazhit të fundit të gazetetës “Ependitis”, 50% e të anketurave nuk është dakord me reduktimin e mëtejshem të administrates, 62% i thote jo mbylljes së policisë bashkiake, 7 ndër 10 vetë besojne se vendi shkon në drejtim të gabuar, ndërsa eshte rritur në 26% pjesa e grekëve që duan rikthimin tek dhrahmia. 

Në sondazh, Demokracia e Re udhëheq vetëm me 0,2% më shumë se partia opozitare “Syriza”, ndërsa forcë e tretë politike vazhdon të mbetet “Agimi i Artë” me 13%. 

Ndërkohë, vendimi i qeverise per hapjen e dyqaneve me detyrim te gjitha te dielat e vitit ka shkaktuar reagime të mëdha, sidomos në gjirin e Kishës Greke me mitropolitin e Pireut, që paralajmeroi gjithë deputetet qe do ta votojne këtë mase që sipas tij kundershton ligjin e Zotit, të mos shkelin më në asnjë kishe gjatë meshave të së dielës.

Lajme të ngjashme

Back to top button