Toka do përfshihet nga një tjetër stuhi diellore në fundjavë

Ecën me një shpejtësi prej 2.5 milionë milje në orë dhe po drejtohet furishëm për nga Toka. Bëhet fjalë për super stuhinë diellore, që e ka origjinën nga erozioni i fundit mbi sipërfaqen e Diellit, efektet elektromagnetike të të cilës do të përfshijnë planetin tonë mes të premtes dhe të shtunës. Shkencëtarët kanë bërë me dije që s’ka vend për alarm, ndonëse nuk përjashtohet probleme të mundshme në sistemet e telekomunikacionit satelitor.

Një shpërthim diellor i madh ka lëshuar më 10 shtator një masë koronale, siç nuk vërehej prej vitesh. Përkundër kësaj, Tom Berger, drejtpor i “Space Weather Prediction Center” në Kolorado ka bërë me dije se sipas ekspertëve, nuk duhet të ketë “shumë shqetësim” për efeket e mundshme të kësaj stuhie diellore mbi planetin tonë. Atmosfera tokësore funksion si një mbulesë mbrojtëse, por ka mundësi gjithsesi që në orët e ardhshme të mund të verifikohen disa interferenca në komunikimet radio dhe satelitore. Kjo stuhi diellore, nga NASA është klasifikuar si “X”, klasa më e lartë në shkallën e matjes së këtyre eventeve kozmike. Gjithsesi, emërtimi “X 1.6” tregon një nivel të ulët risku për aktivitetet që ndodhin në mënyrë të përditshme mbi planetin Tokë. Gjithsesi është e pamohueshme që kjo që ndodh të përbëjë një moment interesi të madh për shkencëtarët, për shkak të intensitetit të fenomenit.

Lajme të ngjashme

Back to top button