Raporti i KE për përparimin e Maqedonisë më 8 tetor

Raporti më i ri i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë në procesin eurointegrues Komisari për Zgjerim, Shtefan File do ta shpallë më 8 tetor në Bruksel.

Siç lajmëron korrespodenti i MIA nga kryeqendra evropiane, vlerësimet vjetore të Qeverisë joformale të Bashkimit Evropian për Maqedoninë, por edhe për vendet tjera – kandidate për anëtarësim në BE (Mali i Zi, Turqia, Serbia dhe Shqipëria) dhe kandidatë potencial (Bosnja e Hercegovina dhe Kosova), vitet e kaluara ka shpallur raportin në mes të muajit të dhjetë të vitit, por për shkak të ndryshimit të përbërjes së Eurokomisionit, këtë herë këtë gjë do ta bëjë të mërkurë, javën e dytë të tetorit.

Sipas informacioneve nga Komisioni, raportet e përgjithshme për Maqedoninë dhe për vendet tjera më janë gati, me çka për vendin tonë pritet që deri në ditën e shpalljes, me vendim të komisarit Fyle, të konfirmohet nëse do të merr rekomandim pozitiv për të gjashtën herë me radhë për fillim të bisedimeve.

Nga Zyra e BE-së në Shkup që udhëheqë Aivo Orav ka arritur rekomandim pozitiv, por vendimin përfundimtarë pritet ta sjellë Fyle.

Me qëllim të finalizimit të kornizës së raportit, njeriu i parë në Drejtorinë për zgjerim të Eurokomisionit, i obliguar për Maqedoninë, Dejvid Kulen, këto ditë me ekip prej tetë ekspertëve do të qëndrojë në Shkup. Kulen personalisht do të shkruajë raportin, që komisari për zgjerim pastaj duhet ta miratojë dhe të jep paragrafët përfundimtare në lidhje me rekomandimet. Deri në ditën e shpalljes së raportit- të progresit (8 tetor), për Maqedoninë nuk do të dihet nëse do të përmbajë rekomandimin e gjashtë me radhë pozitiv për të filluar bisedimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button