Zaev: Diçka po ndodh për emrin, nuk dua të jem arsye shtesë për këtë proces

Lideri opozitar Zoran Zaev ka lënë të kuptohet se dëshiron që të mos jetë pengesë për zhvillimet e rëndësishme politike në vend. Ai ka thënë se ka informacione për atë se çka ndodhë për çështjen e emrit, jo vetëm nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, por edhe publikisht nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai ka thënë se ka informacione për atë se çka ndodh në çështjen e emrit jo vetëm nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, por edhe publikisht nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, por si opozitë nuk duam të komentojmë, sepse nuk janë të informuar nga kryeministri.

“Për këtë çështje kohën e fundit nuk kemi biseduar, për shkak se arrijnë sinjale për zgjidhje të mundshme dhe nuk do të kisha dashur të jem arsye shtesë për zgjidhjen ose moszgjidhjen e këtij problemi“, thotë Zaev, në intervistën javore të REL.

Për atë nëse ka ndonjë sinjal, çfarë dhe nga vijnë, të kyçurit për zgjidhjen e problemit nuk komentojnë.
Nga MPJ thonë se për këtë çështje informacione mund të japin vetëm përfaqësuesi maqedonas në bisedime Vasko Naumovski, ministri ose Qeveria, ndërsa ato nuk janë të kapshëm për koment.

Vetëm nga kabineti i kryetarit për pyetjen nëse ka ndonjë lëvizje ose sinjale konkrete thanë që përgjigje të kërkohet në intervistën e fundit të Gjorgje Ivanov të dhënë për ditën e pavarësisë. Në të ai ka theksuar se Greqia nuk shpreh dëshirë, ose interes të zgjidhet ky problem me emrin dhe kjo çështje nuk është edhe në agjendën e shtetit fqinj.
Ai ka thënë edhe se gjithçka që është iniciuar nga ana e Maqedonisë nuk ka pasur kurrfarë interesi tek ata duke shtuar se kohë pas kohe janë lajmëruar vende të interesuara të cilat duan të kyçen në çështjen dhe të japin dinamikë të ndryshme të gjithë procesit.

Iniciativa e fundit publike për kyçje në çështjen kishte kancelaria gjermane Angela Merkel. Ajo së pari tha se njeh kombinimet për emrin, duke theksuar se nevojitet kompromis ndërsa pas konferencës së Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor në përfundimet është thënë edhe se çështja e emrit është një problem bilateral dhe se shtetet pjesëmarrëse janë pajtuar që ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht me vullnet për kompromis të të gjithë palëve të prekura.

Pastaj në Shkup vjen edhe një bashkëpunëtorë i afërt për politikë të jashtme Ernst Rajhel i cili ka pasur takime me shumë faktorë politik në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button