BFI: Vendosja e “Qosetos” mbi themelet e xhamisë tregon se qeveria vuan nga islamofobia

Vendosja e përmendores së një vrasësi masovik, si Andon Qoseto, mbi themelet e Xhamisë së Jelen Kapanit, tregon edhe një herë se kjo Qeveri po vuan nga islamofobia klasike, ka vlerësuar Bashkësia Fetare Islame pas vendosjes së përmendores mbi themelet e xhamisë së Jelen Kapanit.

“Pavarësisht kush i ka sjell këto përmendore, Qeveria, Qyteti i Shkupit, apo Komuna Qendër, të gjitha së bashku duhet të mbajnë përgjegjësinë kolektive për vulgarizimin e disa themeleve të shenjta, por edhe për ‘vrasjen’ e më sublimes , të drejtës së besimit, e 40 për qind të popullatës”.

BFI ka njoftuar se që nga viti 2001 kanë kërkuar që t’u kthehet kjo pronë e shenjtë, por për 14 vjet i sorollatin dyerve të institucioneve sepse kjo pronë nuk mund të kthehet sepse tanimë aty është ndërtuar Gjykata Themelore e Shkupit, duke u thënë se ajo është e mirë e përgjithshme.

“Tash me vendosjen e këtij vrasësi në emër të një ideologjie që sot po na udhëheq, edhe një herë dëshmon qartë se ky shtet i ka thënë moti lamtumirë bashkëjetesës dhe po mundohet me mish e me shpirt të nis një luftë etniko-fetare ku të dyja palët do të numërojnë vetëm viktima, por jo edhe bereqet”.

BFI thekson se nëse një vrasës serik mund të llogaritet “e mirë e përgjithshme” sipas institucioneve të këtij shteti, atëherë lirisht mund të thuhet se kjo Qeveri, popullin e saj e çon drejt urrejtjes dhe ardhmërinë e këtij shteti ia ka dedikuar humbjes dhe vetë shkatërrimit”

Lajme të ngjashme

Back to top button