Morata gati për Udinezen

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka marr një lajm të mirë. Sulmuesi i ri, Alvaro Morata ka sanuar lëndimin, derisa është i gatshëm të debutoj në fanellën e Juventusit në ndeshjen ndaj Udineses.

“Morata është në dispozicion, por ai ende nuk ka luajtur 90 minuta. Ai është në formë të mirë, dhe ne presim shumë nga ai.”, ka deklaruar Allegri.

Morata ishte transferuar gjatë kësaj vere nga Real Madridi për 20 milion euro. Por, sulmuesi spanjoll kishte pësuar lëndim gjatë përgatitjeve dhe kishte mbetur jashtë fushës për disa javë.

Ish trajneri i Milanit ka bërë të ditur se Carlos Tevez është mirë, porende nuk ka vendosur nëse do ta aktivizoj ndaj Udineses, pasi dëshiron ta ketë gati për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button