Arben Mevlani padit “Top Channel”: Më pushuan pa arsye

Pak ditë më parë, spikeri i lajmeve Arben Mevlani ka paditur televizionin ku me herët punonte, pasi sipas tij, e kanë larguar nga puna pa një shkak. Kjo çështje tashmë ka marrë përmasa edhe më të mëdha, pasi ai i është drejtuar gjykatës, e ku ligji do të veprojë.

Më konkretisht, në datën 8 shtator Mevlani ka ngritur padi kundër ‘Top Channel’ në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Ai kërkon nga televizioni dëmshpërblim dhe vjetërsi pune. Në padinë e tij drejtuar gjykatës, Mevlani kërkon: “Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin për zgjidhjen e kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme, pa shkaqe të justifikuara, pa respektuar procedurat dhe afatin e njoftimit. 2) Shpërblimi për vjetërsinë në punë”.

Kujtojmë këtu se Arben Mevlani punonte në ‘Top Channel’ si spiker i edicioneve informative. Ashtu siç qarkullonte lajmi në mediat rozë dhe jo vetëm, pak kohë më parë ai u pushua nga puna dhe siç pohon në kërkesë-padinë e tij, largimi prej postit ishte i pajustifikuar. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button