Kanye West braktis koncertin, ja cila ishte arsyeja

Ka qenë dhimbja e kokës e shkaktuar nga migrena, ajo që e ka detyruar Kanye West të largohet nga koncerti disa minuta para nisjes së tij. Thuhet se West ka përfunduar në një spital në Australi për bërë një skaner.

Sipas revistës Woman’s Day, reperi 37 vjeçar, i cili kishte planifikuar se do të performonte në koncertin e tij të fundit në Melbourne, ditën e mërkurë, është dërguar në spitalin e Epworth në Richmond rreth orës 2 të pasdites.

Ka qenë një grua e quajtur Loraine Kelly, ajo që ka raportuar për ketë ngjarje pasi ajo ka qenë në të njëjtin spital teksa ka parë badigardët e këngëtarit të cilët kanë hyrë nga dera e pasme e spitalit. Sipas saj, reperi është ndihmuar me anë të një barele dhe është dërguar në zonën e spitalit ku bëhen skanerat.

Lajme të ngjashme

Back to top button