Basha e Berisha mbrojnë Fullanin

Shkuan të bëjnë homazhe në memorialin e Azem Hajdarit me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së tij, por përfunduan me deklarata për guvernatorin e arrestuar, Fullani. Mjaftuan homazhet dhe disa fjali standarde rreth figurës së Azem Hajdarit dhe sapo i kthyen kurrizin memorialit shpërthyen deklaratat mbi arrestimin e bujshëm të guvernatorit. Ish-kreu demokrat Sali Berisha dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë dalë hapur në mbrojtje të Guvernatorit Fullani.
Akt stalinist, mllef si dhe hakmarrje të kryeministrit të Ramës e kanë cilësuar njëherazi ish-kreu dhe kreu aktual të PD, arrestimin e Ardian Fullanit.

BASHA
“Ne jemi dakord që ngjarja duhet të hetuar. Ne mbështesim hetimet që personat përgjegjës të vendoset para ligjit. Shteti ligjor garanton që askush përgjegjës mos shpëtojë dhe asnjë person i pafajshëm të mos dënohet. Është qëndrim i PD që vepra të tilla të stisur a për interes mediatik nuk mund të ndodhin pa një shtytje të fuqishme politike në përputhje me orekset e Edi Ramës për të kapur Bankën e Shqipërisë dhe për të shfryrë mllefet të shprehura me gojën e tij ku pas arrestimit të Fullanit ai u shpreh se shumica e tij do e shkarkojë”- u shpreh Basha.

BERISHA: AKT STALINIST E NJE KLIKE MAFIOZE PER MLLEFE POLITIKE
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si një akt të padrejtë dhe antiligjor arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullani. Deklaratën e tij, Berisha e bëri pranë memorialit të Azem Hajdarit, në ditën e përkujtimit të vdekjes së tij.

Berisha, ndau me mediat për herë të parë qëndrimin e tij, për arrestimin e Fullanit, të cilin e cilësoi si një hakmarrje politike nga kryeministri Rama, duke sjell në vëmendje dhe librin e tij “Kurbani. Më tej Berisha, bëri publike disa nga faktet se pse nuk e ka mbështetur arrestimin e Fullanit, ndonëse theksoi se pret që çështja e vjedhjes së Thesarit të Shtetit të hetohet.

“Arrestimi Guvernatorit Fullani një akt stalinist, i një shteti policor dhe një klike mafioze të cilën e dënoi me ashpërsi të madhe. E di që mund të këtë qytetarë që nuk e pëlqejnë këtë deklaratë. Por atyre që nuk e pëlqejnë si duhet të dukej para që tu arrestonin pa e pyetur për emrin. Kjo ndodh në shtete dhe klika policiske. Kam kërkuar dhe kërkoj hetim të gjithënashmë, të të gjithë atyre që janë nën banke, të lidhur apo të palidhur me akte të shëmtuar.

Por të arrestosh Guvernatorin për mllefe politike sepse këto i kë përshkruar tek “Kurbani”, apo të arrestosh se e shoqja e Fullanit ka qenë në gjyqin që akuzojë babain për atësinë e fëmijës! Mbështes një hetim të plotë transparten, por nuk mund të pranoj kurrë arrestimin stalinesk. Guvernatori shkarkohet dhe ka procedurë ligjore, atë e bën kryeministri, dhe ka tagër ligjor për të kërkuar shkarkimin, por jo pa e dëgjuar një fjalë.”-tha për mediat Berisha.

Berisha shtoi se mbështetja e tij për Fullanin shkon për tre gjera, ku ndër të tjera theksoi se ai i dha mbështetje dhe nuk lejoi preken nga kriza bankat. Sipas Berishës, kryeministri e lidhi arrestimin e Fullanit me sigurinë e Bankës, ndërkohë që për atë paguhej një drejtor që duhej të merrej me çështje të tilla.

“Siç ishte Ermelinda Meksi, e cila i thoshte bordit ose votoni ose do dal ti them këtë e atë mediave. Këto janë skenarë të viteve 70. Se fundmi dua të informoi shqiptarët për 3 gjera. Fullanin e ka propozuar PS dhe ne e kemi rimandatuar. Se pari ka ruajtur me fanatizëm politikën e bankës. Të shohim se sa para i ka dhënë qeverisë së Berishës apo qeverive të tjera,. Do gjeni shumë mirë se paratë e që janë dhënë nga banka janë më të mëdha sesa ato që na janë dhënë ne. Pasi pavarësi ka mundësuar që të ruaj stabilitetin e bankës. Së dyti, Ardian Fullani ka ruajtur plotësisht përveç pavarësisë stabilitetin e bankave të tjera, të cilat kanë pasur periudha të vështira.

Unë jam dëshmitar i përpjekje të tij të jashtëzakonshme për ti shpëtuar ato. Çdo shtet ka procedurën e vetë dhe vendet e lira i kanë të njëjta, të hetohen dhe të mbahet qëndrim. Ama të na thotë se e arrestoi Guvernatorin kur në këtë rast ka një drejtor që paguhet për sigurinë e bankës, kjo dëshmon se është vullnet i lig i Edi Ramës të zbatoj hakmarrjen primitive të tij, si tek “Kurbani”. Këto janë qëndrime të mijat, por nuk përfaqësoj qëndrimin e PD-së.”-përfundoi fjalën e tij ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. /bw/

Lajme të ngjashme

Back to top button