fbpx

Beqiri do të udhëheq Shkëndijën “B”

Jeton Beqiri do të jetë udhëheqës i ekipit ‘B’ të Shkëndijës, e cila do të garojë në Ligën e Parë të posaformuar të skuadrave të dyta.

Menaxhuesit e skuadrës kanë vendosur që pikërisht Beqiri të jetë lidhja ndërmjet ekipit të parë dhe skuadrës ‘B’, duke u nisur nga fakti se ideja e formimit të ekipit të dytë është që të jetë servis dhe në interes të formacionit të parë. Menaxhmenti sportiv i Shkëndijës ka vendosur që në skuadrën ‘B’ të luajnë futbollistë të rinj të talentuar, lojtarët që në fundjavë nuk do të kenë minutazh në ndeshjet kampionale të ekipit të parë, si dhe futbollistët e Shkëndijës të cilët luajnë të huazuar në skuadra tjera, si që janë Drita, Skopje dhe Gostivari.

Kjo pritet të jetë një ndihmesë e madhe që të gjithë futbollistët e ekipit të jenë në kontroll të rregullt nga klubi dhe vazhdimisht të ndiqet forma dhe prosporiteti i tyre. Sezoni i parë dhe promovues i Ligës së Parë të B ekipeve starton më 16 shtator, ndërsa Shkëndija ndeshjen e parë do ta ketë si mysafire përballë Metalurgut. 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close