BDI pret 100 ditë qeverisje për të treguar çfarë do të bëjë me VMRO-në

BDI pret 100 ditë qeverisje pastaj do të shohë se si do të veprojë më tutje në raport me realizmin e premtimeve dhe bashkëpunimit me VMRO – DPMNE brenda qeverisë. BDI e filloi mbrapsht duke u bërë pjesë e qeverisë pa kurrfarë kushtesh dhe tani po ndodh gjithë ky spektakël i Gruevskit që vepron sikur të mos ketë kokërr shqiptari në qeveri, vlerësojnë analistët, ndërkohë disa qytetarë shprehen të zhgënjyer se BDI nuk mund të bëjë asgjë përballë kokëfortësisë së Gruevskit.

Pas 100 ditëve shohim e bëjmë

Vlerësimi i bashkëpunimit në koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE nuk mund të jetë vlerësim individësh, por ajo është një çështje e rëndësishme e cila duhet të vlerësohet dhe trajtohen brenda partisë, vlerëson për Portalb, zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit Musa Xhaferi.

“Tani për tani duhet të pritet të rrumbullakoset 100 ditshi i qeverisë. Pas kësaj periudhe, në një mbledhje të saj, BDI do të analizojë dhe vlerësojë punën e saj në koalicionin qeveritarë dhe në bazë të këtyre vlerësimeve do të përcaktohen hapat e mëtutjeshme të BDI-së”, thotë Xhaferi për Portalb.

Sipas disa qytetarëve, BDI nuk duhet të pres 100 ditshin për të dhënë një vlerësim të punës së saj si pjesëmarrëse në qeveri. Sipas tyre gjithçka është e qartë dhe se gjerat po shkojnë mbrapsht.

BDI pret të ndodhin dështimet pastaj të vlerësoj

Profesori i historisë, Arif Idrizi, thotë se është bërë zakon që dështimet të vlerësohen pasi ndodhin. BDI, ka një bilanc të qartë dhe se nuk ka nevojë për shumë analiza. Sipas tij, BDI e filloi mbrapsht duke u bërë pjesë e qeverisë pa kurrfarë kushtesh dhe tani po ndodh gjithë ky spektakël i Gruevskit që vepron sikur të mos ketë kokërr shqiptari në qeveri.

Edhe përkrahësit më të besueshëm të BDI-së, thonë se nuk kanë pritur një dështim të tillë. Harun Ljatifi, thotë se gjithmonë kamë menduar se kësaj radhe BDI do të bëjë më të mirën për shqiptarët. Ai ka humbur këtë besim dhe thotë se premtimet e BDI ajo i shkeli që ditën që shkeli në qeveri. Sipas tij, BDI nuk do ta lëshojë asnjëherë qeverinë por gjithmonë do të luaj lojën që i nevojitet Gruevski për të pasur të garantuar vendin në pushtet. Haruni mendon se BDI do ët dal e kënaqur edhe pas 100 ditëve në qeveri, sepse deri më tani nuk ka kontestuar asgjë.

BDI nuk mund të ndaloj kokëfortësinë e Gruevskit

Analisti Mersel Bilalli, thotë për BDI se dëmi është bërë shumë i madh dhe se veprimet e BDI-së nuk mund të ndihmojnë shumë çfarëdo qofshin ata.

“BDI mundohet të blejë kohë përballë arrogancës së paparë që tregon Nikolla Gruevski. Këti nuk i bëhet aspak vonë që edhe pas dy Samiteve të dështuara të veprojë me kokë në vete.. Çfarë e ka penguar BDI që të parandalojë këtë dëm, duhet të definohet në të ardhmen. Pse ky nënçmim kolektiv për gjithë shqiptarët”? thotë Mersel Bilalli

Ai thotë se “nëse BDI dëshiron pjesërisht ta korrigjon gabimin ajo duhet të krijoi kriza politike dhe jo zgjedhje. Dhe mos shkuarja në zgjedhje deri sa të zgjidhen çështjet parimore, Këtë BDI nuk është e gatshme ta bëjë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button