fbpx

Qeveria do të na bëjë vozitës të kujdesshëm nëpërmjet fushatës prej 500 mijë eurove

Kryeministri Gruevski sot e paralajmëroi fushatën për ngritjen e vetëdijes publike për siguri në komunikacion, që e filloi sot Qeveria në koordinim me disa institucione.

Për realizimin e fushatës janë ndarë 500.000 euro.

“Të dhënat tregojnë se në Republikën e Maqedonisë çdo të dytën ditë shuhet një jetë. Numri I viktimave në aksidentet rrugore në vitin 2013 paraqet 198 persona apo nëntë viktima në çdo 100 mijë banorë. Kjo gjendje mundet dhe duhet të tejkalohet, varet nga secili prej nesh, nga secili anëtar I shoqërisë sonë, nga secili drejtues i mjetit dhe nga secili pjesëmarrës në komunikacion”, tha në konferencë për shtyp kryeministri Nikolla Gruevski.

Moskujdesi, potencoi, është i pamëshirshëm dhe mund ta dëmtojë secilin.

Porosia qendrore e fushatës “Ec me kujdes, ec me rrip sigurie” i referohet shoferëve të automobilave, kamionëve, autobusëve, të cilët në përqindje janë pjesëmarrësit më të shumtë në komunikacion.

Përmes fushatës, bëhet thirrje edhe për respektim të rregullave për mospërdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe për respektimin e kufizimit të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close