“Ballistët”: Po presim të na thotë “PO” Lazim Destani

Shoqata e tifozëve “Ballistët” nuk do të jetë e qetë përderisa nuk e shohin Shkëndijën në duart e sigurta. Sipas tyre, vetëm kompania e njohur “Ecolog” dhe pronari Lazim Destani mund t’ua rehatojnë zemrat mijëra tifozëve kuqezi të Shkëndijës. Andaj ditëve të fundit çdo i dyti tifozë i këtij klubi është në pritje të përgjigjes pozitive nga kjo kompani. Në komunikatën e dytë për opinion të “Ballistëve” thuhet:  

“Themelimi i saj me lot, djersë dhe gjak, që ne sot ta duam dhe të mburremi me të përgjithmonë! Kanë kaluar shumë peripeci të thella, madje edhe vështirësi që nuk do të harrohen asnjëherë! Por do të mbesin në arkivin e memories tek gjithsecili që e ka ndjekur hap pas hapi këtë skuadër! Kaluan tre dekada që ky qytet frymon vetëm në një drejtim, Shkëndija dhe sërish Shkëndija! Nuk ka javë, nuk ka as ditë, çfarë jave dhe çfarë dite, nuk ka sekondë, që të mos e përmendim këtë emër! Do ta ndërlidhim fillimisht me këtë edhe pse tetovarët, Ballistët, dhe simpatizuesit e këtij klubi, përsëri janë falënderues për krejt ata që kanë kontribuar dhe investuar te Shkëndija. Qoftë ajo se: kanë patur sukses ose jo, tash më mbetet e kaluar dhe tani i presim ditët edhe më të mira! Kthehemi në të tashmen, kur ekipi ynë ka mbetur në ‘grackë’, të bëhet ose të mos bëhet! Pse?! Ku qëndron kjo pengesë ?! A është kjo Shkëndija që e duam ne ose …?! Kombi shqiptar e ka parasysh dhe tani më kjo është e qartë se ky simbol mbështetet prej një armate gjigande! Ku ata sot vetëm se kanë ndërmarrë një aksion për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problem!”, thuhet në fillim të komunikatës.

Tifozët presin “Po”-në e Lazim Destanit:

“Tani më emri i sponsorit të mundshëm u bë publik, bëhet fjalë për kompaninë më të njohur në vend dhe botë!, ‘Ecolog’ në krye me biznesmenin e suksesshëm z. Lazim Destani. Njeriu, i cili është rritur dhe edukuar në këtë qytet, durimplotë në jetën e tij dhe me shumë aftësi, tani është ai që ne sot e njohim, si ambasadori i shqiptarëve në Maqedoni. Është menduar nga kryesia e Ballistëve, pse të jepet besimi, që kjo kompani të udhëheq me klubin e zemrës tonë ?! Pasi është parë dhe analizuar puna e këtij stafi profesional që sot ‘Ecolog’, njihet në çdo cep të rruzullit tokësor! Ku ajo më kryesorja është se vetëm kjo kompani, nuk do ta shihte Shkëndijën si biznes fitimprurës! Por nga e kundërta, do të drejtoheshe me zemër të pastër, ashtu siç duan ta shohin shqiptarët e këtij rajoni! Çdo i dyti në Tetovë, nuk e heq nga mendja këtë mundësi, se sponsori i ardhshëm do të jetë ‘Ecolog’! Përgjigja e fundit pritet nga z. Lazim Destani se: a do të jetë PO ose (këtë tjetrën nuk duam ta përmendim)! Me të vërtetë e duam një Shkëndijë stabile, të fortë dhe me kryesi profesionale, që prej nesër mos të kemi më ‘kokëdhembje’!’, theksohet në komunikatë.

“Ballistët” s’duan më tallje me klubin.

“Mjaft ishte ajo tallje, mjaft ishin më ato mosmarrëveshje dhe për fund mjaft u shfrytëzua ky emër! Sepse, nëse dikush ka për qëllim të përfitojë, dikujt tjetër kjo gjë i djeg në shpirt! Me këtë që ne zyrtarisht e deklaruam, do të pajtohen jo vetëm tifozët tonë të flaktë, por edhe “kundërshtarët”! Nga fakti se këto janë fjalë realitet, për të mirën e krenarisë së madhe, që falë Zotit sot ne e kemi! Qoftë ky rrëfim i fundit i këtij lloji, sepse të nesërmen e mendojmë të pastër si loti dhe të jemi klub i fuqishëm! Atëherë çka tjetër, përpos lajmeve të mira që i presim me padurim… Na priftë e mbara”, përfundon komunikata e “Ballistëve”.

Lajme të ngjashme

Back to top button