Veljanovski qan mungesën e opozitës në Konferencën evropiane të kryeparlamentarëve

Opozita është domosdoshmëri në shoqëri demokratike, por vetëm ekzistimi i saj nuk mjafton për ekzistimin e dialogut politik. Nevojitet të ekzistojë vullnet politik dhe para së gjithash kapacitet dhe aftësi për t’u luajtur roli i opozitës efektive dhe cilësore.

Këtë e theksoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski në fjalimin para kolegëve të tij në Konferencën evropiane të kryetarëve të parlamenteve që po mbahet në Osllo, Norvegji.

“Që të bëhet fjalë për opozitë të vërtet, e prej andej edhe për domosdoshmëri të ekzistimit të baraspeshës adekuate me shumicën, nevojitet që opozita të posedojë dhe tregojë aftësi për të marrë pjesë në mënyrë efektive dhe me përgjegjësi në procesin politik. Në të kundërtën, vihet, do të thoja, deri tek një kontradiktë, përkatësisht humb kuptimi i ekzistimit të opozitës së tillë, ndërkaq nevoja për të edhe më tej qëndron”, nënvizoi Veljanoski.

Ai theksoi se në Republikën e Maqedonisë, puna e Kuvendit është përcaktuar me Ligj dhe Rregullore, dispozita të të cilave nuk e favorizojnë as shumicën në pushtet, as opozitën, por e sigurojnë baraspeshën dhe përgjegjësinë e secilit deputet në procesin e përgjithshëm të sjelljes së ligjeve, përkatësisht në të gjitha aktivitetet e Parlamentit.

Në atë kontekst, theksoi se një nga tre nënkryetarët e Kuvendit zgjidhet me propozim dhe nga radhët e opozitës dhe se në mbledhje kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve, opozita ka të drejtë të parashtrojë dy herë më shumë pyetje se sa shumica parlamentare.

“Të gjitha këto, dhe shumë masa dhe praktika të tjera janë vendosur dhe pikërisht në këtë drejtim të rëndësisë së nevojës së ekzistimit të opozitës dhe ekzistimit të baraspeshës ndërmjet opozitës dhe shumicës. Megjithatë, siç përmenda, nuk mjafton vetëm të ketë opozitë, ndonjëherë nuk mjaftojnë as kushte të parashtruara dhe të balancuara mirë për funksionimin dhe veprimin e saj, nevojitet edh përgjegjësi dhe pjekuri politike”, tha Veljanoski.

Sipas tij, nevojitet aftësi e opozitës për të ofruar alternativa politike përmes zhvillimit të programeve të veta dhe propozimit të zgjidhjeve alternative për vendimet e qeverisë dhe përfaqësuesve të shumicës.

Nevojitet, tha Veljanoski, vazhdimisht t’i promovojë interesat e votuesve të vetë dhe aktivisht të angazhohet për stabilitet, legjitimitet, përgjegjësi dhe transparencë të procesit politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button