Thaçi: Korrupsioni i Selës ftohi marrëdhëniet mes nesh

Thaçi pranon se “nga disa njerëz” ka iniciativa që të “pajtohen” me Selën, por i ka hedhë poshtë, për shkak se nuk ka vërejtur “pendesë” të sinqertë te kryetari i komunës së Strugës.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi në një intervistë ekskluzive për gazetën “Lajm” ka folur lidhur me aktualitetin politik në Maqedoni, si dhe me zhvillimet e fundit brenda PDSH-së. Ai ka akuzuar Ziadin Selën për korrupsion, reket dhe nepotizëm, duke thënë se ky ka qenë shkaku pse janë ftohur raportet mes tyre. Lideri i partisë “kuq e zi” Thaçi, thotë se iniciativa e Selës për reforma brenda PDSH-së ka për qëllim të fshehë “korrupsionin” në komunën e Strugës, kurse për njerëzit që përkrahin këtë iniciativë thotë se nuk i takojnë PDSH-së.

Thaçi pranon se “nga disa njerëz” ka iniciativa që të “pajtohen” me Selën, por i ka hedhë poshtë, për shkak se nuk ka vërejtur “pendesë” të sinqertë te kryetari i komunës së Strugës.

“Mua nuk më shkakton asnjë përshtypje, por flas vetëm për t’u sqaruar para opinionit, sepse nuk ja vlen as të flitet për Ziadin Selën. Me një njeri i cili keqpërdori një vullnet aq të madh timin, dhe përfundoi në korrupsion dhe reket të ulët, nuk ka vend për tejkalim të kësaj situate. Megjithatë ka shumë njerëz dashamirë të cilët mendojnë se nga kjo pozitë që kam, duhet të tregoj shumë zemërgjerësi dhe t’i falë disa njerëz, por unë nuk realisht nuk shoh asnjë shenjë të pendesës reale të Ziadin Selës. Përkundrazi vazhdohet me manipulime që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën, si nxjerrja e sloganeve “PDSH-ja që fiton”. Unë them me plot bindje se ajo nuk është PDSH-ja që fiton, por PDSH-ja që tradhton”, ka theksuar Thaçi në intervistën e cila do të botohet e plotë në numrin e ditës së shtunë të gazetës “Lajm”.

Në këtë intervistë Thaçi ka folur edhe për takimet që ka realizuar para zgjedhjeve me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe me drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, duke bërë të ditur se ka realizuar katër takime edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. “U takova me Gruevskin dhe Mijallkovin, sepse në katër takimet që kisha me Ahmeti ai më gënjeu”, thekson Thaçi.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Do te ish6e gabim i madh i PDSh-sè poqese kthehet ne parlament, sepse me tè vèrtet do ti vjen tamam muhabeti se Vmro dhe Bdi si tè duan luajn me Pdsh.

Back to top button