Zgjate dorën aq sa ke, vazhdon edhe pas Ramazanit

Aksioni Humanitar ‘Zgjate dorën aq sa ke’ vazhdon edhe pas ramazanit. Lokali ei8ht i cili gjendet në Çarshinë e Vjetër dhe është iniciatorë i këtij aksioni bën thirrje qytetarëve që në këtë ditë të xhumasë ti bashkëngjiten këtij karvani bamirës.

“Duke treguar sukses akti bamirës “AQ SA KE” gjatë muajit të Ramazanit, ei8ht-i vazhdon me këtë akt por pak më ndryshe. Kësaj radhe nuk bëjmë mbledhjen e të hollave por duke pasur parasysh se lokali ynë posedon depo, bëjmë thirrje klientëve me aq sa kanë duke përfshirë gardërobën dhe lodra të cilat nuk i përdorin më t’i sjellin në lokalin tonë ku ne do bëjmë shpërndarjen e tyre për vogëlushët (ata që zgjasin dorën) e Çarshisë së Vjetër”, thonë nga Ei8ht.

Lajme të ngjashme

Back to top button