fbpx

Dy ujq ikin nga Kopshti Zoologjik në Manastir

Dy ujq kanë arritur të ikin nga kopshti Zoologjik në Manastir pas çka që të dy janë pushkatuar nga rojet.

Drejtori i kopshtit zoologjik ende nuk ka sqaruar se si kanë arritur të ikin ujqit nga rrethoja dhe nëse ka pasur apo jo vizitorë në kohën kur kanë dalë ujqit nga rrethoja.

Në rrethoje ka pasur edhe dy ujq të tjerë por për fat të mirë ato nuk kanë ikur, dhe për shkak të sigurisë janë vendosur në kafaze.

Nga kopshti zoologjik thonë se ende nuk kanë zbuluar se si dhe nga ku kanë dalë ujqit jashtë rrethojës.

Njëri nga ujqit është pushkatuar menjëherë pasi ka dalë nga rrethoja tjetri është pushkatuar kur është munduar që të ik sërish.

Nga Shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi insistojnë që menjëherë të mbyllet kopshti zoologjik në Manastir dhe të dënohen përgjegjësit të cilët i kanë pushkatuar dy ujqit.

Ky institucion nuk i përmbush kriteret për veprim dhe paraqet rrezik për jetën e kafshëve por që është më e rëndësishme paraqet rrezik për jetën e njeriut”, thonë nga Anima Mundi.

Ata kërkojnë që institucionit ti merret leja dhe ky vend të mbyllet përgjithmonë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close