Shkon në gjashtë numri i veturave të dëmtuara në Greqi gjatë këtij viti

Gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar “Star Dojran” është paraqitur rast i ri i dëmtimit të veturës së një shtetasi nga Maqedonia, njofton policia.

Rasti është paraqitur nga personi T.D nga Shkupi në pronësi të të cilit është vetura e tipit “Ford – Eskord” të cilës i janë thyer xhamat.

Dëmtimi i veturës ka ndodhur të mërkurën në vendin turistik Nea Kalikratija në Greqi. Pronari I veturës rastin e ka paraqitur në policin greke.

Me këtë rast të dëmtimit të veturës numri i veturave të dëmtuara shkon në gjashtë për këtë vit, ndërsa janë regjistruar edhe 13 raste ku u janë vjedhur tabelat e regjistrimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button