16 vjet nga vrasja e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari

Plotë 16 vite mbushen sot nga ndarja nga jeta e heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Hajdari, mbeti i vrarë pas një atentati të bërë ndaj tij më 12 shtator të vitit 1998. Që nga vitit 2013, eshtrat e liderit të dhjetorit prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Azem Hajdari, vetëm 35-vjeç, një nga politikanët më popullorë të Shqipërisë u qëllua për vdekje ndërsa po dilte nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë. Ai u qëllua nga njerëz të armatosur në një veturë të parkuar mu përpara godinës së PD-së. U vra gjithashtu edhe një truproje e tij. Hajdari, përfaqësuesi më i zjarrtë i të djathtës shqiptare, kishte udhëhequr studentët e Tiranës në demonstratat antikomuniste më 1990.
Biografia e Azem Hajdarit:
– Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;
– I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;
– Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;
– Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;
– Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;
– Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;
– Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;

Aktiviteti Politik:
– Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;
– Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;
– 1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;
– 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;
– 22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;
– 26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;
– 29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;
– 1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;
– Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;
– Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;
– 1995 – 1998 – President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale

Vlerësime për Heroin e Demokracisë:
– Urdhëri i Flamurit;
– Urdhëri “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës;
– Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003;
– Urdhëri “Nderi i Kombit” (2002);
– Pishtar i Demokracisë;
– “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjithë bashkive e komunave të Shqipërisë.(BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button